Elis Rroshkodoli u qëllua 18 herë në lokal, policia e Shkodrës në ndjekje të një makine, dyshohet se brenda ndodhet autori

Elis Rroshkodoli u qëllua 18 herë në lokal, policia e Shkodrës në ndjekje të një makine, dyshohet se brenda ndodhet autori

elis rroshkodoli

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zdrales në Shkodër, ku mbeti viktimë 36-vjeçari Elis Rroshkodoli. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se viktima ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër në lokal, në momentin kur është qëlluar 18 herë me armë zjarri.
Autori i ngjarjes, i cili është ende i paidentifikuar nga policia, është larguar me shpejtësi nga lokali, ndërsa dyshohet se është ndihmuar dhe nga persona të tjerë për t’u arratisur. Mësohet se policia është vënë në ndjekje të një makine, që dyshon se mund të ketë lidhje me autorin e vrasjes. Sa i takon viktimës, ai është me precedent të mëparshëm penalë, për akuza të ndryshme, nga vjedhja te plagosja, dhe pjesëmarrja në organizatë kriminale.
Po ashtu babai i tij, Kujtim Rroshkodoli ka mbetur i vrarë me armë në vitin 1997. Vitet e fundit viktima ka qëndruar kryesisht jashtë vendit, ndërkohë që në vitin 2014, ai dyshohet se ka qenë autori i plagosjes së dy vëllezërve në qytetin e Shkodrës. /ZËRI
Burimi