
Elektricisti 54- vjeçar bie nga shtylla, dërgohet me urgjencë tek Trauma
👁5123
Foto ilustruese
FUSHË ARRËZ- Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:10 në fshatin Trun, Fushë Arrëz, ku shtetasi G. K., 54 vjeç, u dëmtua gjatë punimeve në rrjetin elektrik. Elektriçisti po kryente disa punime në një shtyllë të tensionit të ulët, kur aksidentalisht shtylla u rrëzua, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Pas incidentit, 54-vjeçari u transportua menjëherë për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. / ZËRI
Burimi