‘El Chapo’ i Shqipërisë
Foto ilustruese
Prej kohësh qarkullojnë informacione rreth një dosje “eksplozive” në duart e SPAK. Përgjimet e Sky ECC kanë zbardhur dhe rrjetin korruptiv të disa prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Mes tyre dhe El Chapo. Kjo është nofka që prokurorët i kanë vënë një kolegu të tyre, prokuror mjaft i rëndësishëm, drejtues i niveleve më të larta deri para pak kohësh. Nuk i kanë vënë nofkën ‘Falcone’, as nofkën ‘Borselino’, as ‘Komisar Katani’, apo ndonjë të ngjashme të ti shkonte për shtat detyrës, punës së përditshme apo përkushtimit që mund të karakterizojë një prokuror në luftën kundër krimit.
Nofka që i kanë gjetur është pikërisht emri i një prej trafikantëve më të mëdhej të drogës në botë, atë të ‘Joakin El Chapo Guzman’, shkurt ‘El Chapo’. Dhe ka një arsye përse i kanë vënë një nofkë kaq skandaloze. Korrupsioni i shfaqur në përgjimet e SKY ECC, është aq brutal sa pa asnjë dyshim mund të krahasohet me brutalitetin kriminal të kalibrit të ‘El Chapo’.
Sigurisht dhe roli drejtues në Prokurori, e ka përngjasuar me rolin drejtues që ‘El Chapo’ ka pasur (ndoshta dhe ka) El Chapo në botën e zezë të drogës. Zëri nuk ka mundur të shohë vetë apo të konsultojë pjesë të kësaj dosje, por ka arratiur të konfirmojë disa prej eposiodeve të përmendura nëpërmjet burimeve të cilave Zëri u beson pa mëdyshje.
Episodet e korrupsionit lidhur me çështje kriminale mjaft sensitive deri para pak kohësh, por që sot janë jashtë vëmendjes së opinionit publik, janë të evidentuara aq qartë sa kanë krijuar debat edhe mes vetë prokurorëve të SPAK lidhur me mënyrën sesi do të trajtohen para Gjykatës dhe për më tepër, si do të përballet opinioni publik pas publikimit të tyre.
Burimet e Zëri konfirmojnë se publikimi i detajeve nga kjo dosje, do të mjaftonte për ti dhënë një goditje të rëndë thuajse të gjithë sistemit të drejtësisë. Ndoshta është kjo edhe arsyeja e hezitimit të dukshëm që ka SPAK për të vënë para përgjegjësisë kolegët prokurorë të tillë si El Chapo apo edhe të tjerë akoma.
Përgjimet e SCY ECC zbardhin mënyrën sesi prokurorët kërkonin vetë kontakt me kriminelët sapo çështja e këtyre të fundit përfundonte ne duart e drejtësisë. Zbardh rrethana sesi merrnin shuma të mëdha lekësh për të mbyllur çështje, zbardhen shumat që merreshin për secilën çështje, dhe madje edhe sesi ndaheshin lekët ndërmjet prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore.
‘El Chapo’ jo vetëm mbyllte çështjet që kishte vetë, por ishte dhe prokurori që koordinonte, drejtonte dhe vinte në lëvizje prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë për të mbyllur pazaret, kundrejt shumave të majme të parave. Dhe me jo pak sukses, me sa kuptohet nga përgjimet e SCY ECC, ndaj duket se dhe titullin El Chapo e ka merituar plotësisht.
Akoma dhe më skandaloze duken përgjimet e vetë ‘El Chapos’ me shumë e shumë komunikime të tjera, të cilat duket se janë një minë me sahat në duart e prokurorëve të SPAK. Sipas burimeve, ato komunikime janë “kutia e pandorës”, që do të përbënte dhe goditjen fatale për sistemin e drejtësisë.
Zëri është në kërkim të informacioneve më të detajuara rreth kësaj dosje, të dhënat e të cilës do i bëjmë publike sapo të ti sigurojmë./ZËRI
Burimi