Ekzekutimi i Nikulajt, gruaja e tij tregon pritjen në hotel të autorëve: Adriani u pagoi drekën!
Ardian Nikulaj dhe Vera Nikulaj
BRITANI E MADHE- Teksa 4 autorët e dyshuar, Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harry Simpson the Harriet Bridgeman, për vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulaj, do të ekstradohen drejt Shqipërisë, bashkëshortja e të ndjerit ka treguar detaje para ekzekutimi i tij.
Vera Nikulaj ka rrëfyer për Daily Mail, se familja e saj kishte pritur padashur autorët e akuzuar për vrasjen e të shoqit si mysafirët e tyre të parë në hotelin e tyre të sapohapur. E ulur pranë tavolinës ku u qëllua i shoqi, bashkëshortja e Nikulajt, Vera, mes lotësh ka treguar se për shkak të gjakmarrjes ata ishin të kujdesshëm ndaj kërcënimeve nga shqiptarët, por asnjëherë nuk dyshuan se britanikët mund të përfshiheshin në një sulm. Ajo tha se së pari në hotel pa Bridgeman, të cilën e kanë ndihmuar të merrte një makinë me qira.
Sipas rrëfimit të saj, një ditë më pas kanë darkuar familjarisht në restorantin e hotelit, dhe ngjitur me tavolinën e tyre ka qenë dhe Bridgeman me një nga burrat britanikë të përfshirë në ngjarje.
“Ajo vazhdoi të bënte kontakt me sy me Ardianin. I thashë, unë flas anglisht, si mund të të ndihmoj? Ajo kërkoi të merrte me qira një makinë dhe Ardiani ia rregulloi. Ajo donte të paguante me një kartë krediti, por nuk funksionoi. Ardiani i tha kamarierit ‘mos u shqetëso, do t’i paguaj unë’. Ata erdhën tek ne dhe falënderuan Ardianin që pagoi për drekën e tyre. Të nesërmen po haja me të në të njëjtën tryezë. Unë isha duke ngrënë fasule dhe Simpson tha: ‘më lejoni ta provoj këtë ushqim tradicional shqiptar’. Ai mori lugën e tij dhe filloi të hante fasulet nga pjata ime. I thashë nënës se burri duket pak i çuditshëm, por Ardiani tha ‘mos u shqetëso bir, ai është vetëm një turist, nuk duhet të shqetësohesh për të. Simpson ishte shumë kurioz të dinte se çfarë kishte pas perdes,”-është shprehur Vera Nikulaj.
Edmond Haxhia, akuzohet nga Prokuroria e Lezhës se është personi që ka organizuar atentatin ndaj Ardian Nikulajt, për shkak të një zinxhiri hasmërie ndërmjet dy fiseve që ka shkaktuar disa të vrarë. Ndërkohë që për katër britanikët e tjerë, që janë vënë në pranga, Prokuroria ka dyshime se ata kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën, duke u shtirur si turistë në hotelin që ishte në pronësi te tij në zonën e Shëngjinit. Më pas ata këto informacione ia çonin portugezit Ruben Saraiva, i cili dyshohet se e goditi për vdekje me 6 plumba Nikilajn.
Vrasja e Ardian Nikulajt
Vrasja e Nikulajt pasoi disa ngjarje të tjera kriminale të cilat janë ende pa autor. Në korrik të këtij viti në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve të këtyre ngjarjeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj. Ardian Nikulaj u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës, kur portugezi Saraiva, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelekë kamuflazhi, hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend./ZËRI
Burimi