EKSKLUZIVE/ “Do e marrësh ti në dorë?”-Dalin bisedat, si e ngacmonte Fred Peza gazetaren e RTSH: Po pres…

EKSKLUZIVE/ “Do e marrësh ti në dorë?”-Dalin bisedat, si e ngacmonte Fred Peza gazetaren e RTSH: Po pres…

Alfred Peza dhe Blerta Tafani

TIRANË- ZËRI ka siguruar bisedat mes Alfred Pezës dhe gazetares Blerta Tafanit, ku drejtori i Përgjithshëm i RadioTelevizionit Shqiptar është në pritje të një takimi me gazetaren. Burime të ZËRI-n bëjnë me dije se datojnë vitin e shkuar kur RTSH ishte në një udhëtim jashtë vendit.
BISEDA:
Alfred Peza: Duhet të ndihesh si nr 2 atje. Kemi lënë një moment…po pres..nga ti Kur? Si? Kur? Më thuaj?!!
Blerta Tafani:Ja të kthehemi
Alfred Peza: Do e organizosh ti? Po pres, aq sa edhe ti…Okay?!!
Blerta Tafani: Po
Alfred Peza: Do e marësh ti në dorë?!! Pse e zgjat kaq shumë se nuk e kuptoj?

BISEDAT

Biseda mes tyre vërteton akuzat në letrën e drejtuar bordit drejtuas 3 ditë më parë, ku gazetarja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual. Tafani në letër shprehet se më datë 28 Shtator të vitit të kaluar, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza./ZËRI
Burimi