E shoqëruar nga e bija, Kryemadhi 2 orë në GJKKO: Erdha të marr letrat e SHIK-ut

E shoqëruar nga e bija, Kryemadhi 2 orë në GJKKO: Erdha të marr letrat e SHIK-ut

Monika Kryemadhi dhe Bora Meta

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e shoqëruar nga vajza e saj e madhe, Bora Meta. Kryemadhi dha një koment të shkurtër për gazetarët, ku u shpreh se ndodhet aty për të marrë dosjen e Shërbimit Informativ Kombëtar.

“Erdha të marr letrat e SHIK-ut,”-u shpreh Kryemadhi. Pas 2 orësh në SPAK, Kryemadhi ka dalë e buzëqeshur nga ambientet e GJKKO, duke u shprehur për mediat e pranishme se ndaj saj kishte një masë sigurie “detyrim paraqitje”. Por nuk dha shpjegime të tjera.

Si Kryemadhi, ashtu edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta; të dy, kanë të njëjtat akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut “313” në Tiranë. /ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente