![E rëndë në Tiranë! Po riparonte makinën, pret kokën me gur fresibël 56-vjeçari, humb jetën](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/e-rende-ne-tirane-po-riparonte-makinen-pret-koken-me-gur-fresibel-56-vjecari-humb-jeten_66d2cab2a61db.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
E rëndë në Tiranë! Po riparonte makinën, pret kokën me gur fresibël 56-vjeçari, humb jetën
👁9042
Foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë rrugës ‘Siri Kodra’.
Një 56-vjeçar i cili po tentonte të riparonte një defekt në makinën e tij, është dëmtuar në kokë me gurë fresibël dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi