E rëndë në Shkodër, qëllohet me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të policisë
👁4779
Foto ilustruese
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri në drejtim të policisë në Shkodër, të cilët ishin për kontrolle kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se të shtënat me armë ndaj punonjësve të policisë, kanë ndodhur gjatë një aksioni kundër kanabisit në zonën e Repishtës, ku ishte evidentuar një parcelë me kanabis.
Deri tani nuk raportohet për punonjës policie të plagosur.
Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtes forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës./ZËRI
Burimi