
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar humb kontrollin e traktorit dhe përplaset me murin, vdes 32-vjeçari
👁4314
PAMJE NGA AKSIDENTI
ITALI-Një aksident tragjik është regjistruar në Bari ndërsa ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një fshat të Pulias në provincën e Barit. Viktima raportohet se po punonte me traktor ndërsa mjeti bujqësor ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me murin, shkruajnë mediat e huaja.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit. Karabinierët kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e tragjedisë./ZËRI
Burimi