E rëndë në Gjermani, shqiptari sulmon me hanxhar stacionin e policisë
👁6408
Foto ilustruese
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Rheinland-Pfalz, Gjermani, ku një 29-vjeçar shqiptar ka sulmuar me hanxhar stacionin e policisë në Linz am Rhein. Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi sot rreth orës 02:40 të mëngjesit në qytetin Rhine, në rrethin e Neuwied, i cili ka rreth 6500 banorë.
Shqiptari, banues në Linz, vrapoi drejt komisariatit “Am Konvikt” dhe kërcënoi se do të vriste policët.
Zëdhënësi i policisë, Jürgen Fachinger, deklaroi se i riu kërcënoi se do të vriste kolegët e tij brenda komisariatit, duke krijuar një situatë të rrezikshme. Autori nga Shqipëria u arrestua nga Policia gjermane e cila po heton rreth kësaj çështje./ ZËRI
Burimi