E rëndë në Elbasan, i bëri thirrje që të ndalonte, i riu kërcënon me armë punonjësin e policisë

E rëndë në Elbasan, i bëri thirrje që të ndalonte, i riu kërcënon me armë punonjësin e policisë

Foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një i ri, Ronaldo Beqiri, që lëvizte me armë, ka kërcënuar një punonjës policie, që ishte jashtë orarit të shërbimit dhe i ka bërë thirrje që të ndalonte. Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.
NJOFTIMI I POLICISË
Qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, konstatohet nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit.
Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.
Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës “ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit luftarak”.
Burimi