E ngarkuara me punë e SHBA-ve takim me kryeministrin Rama, diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve
Edi Rama dhe Nancy Vanhorn
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy Vanhorn është takuar sot me kryeministrin Edi Rama.
Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Edi Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë.
“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, njofton Ambasada Amerikane. /ZËRI
Burimi