
Dyshohet se ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren, arrestohet 64-vjeçari në Devoll
👁1542
Foto ilustruese
DEVOLL- Një 64-vjeçar në Devoll është arrestuar nga policia. Sipas efektivëve, 64-vjeçari nga fshati Pilur në Devoll, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare.
Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Korçës.
“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin F. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Pilur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare”, njofton policia. /ZËRI
Burimi