![Dy vajza përplasin makinat pranë TEG-ut, të afërmit e tyre konfliktohen rëndë. ‘Masakrohet’ Fatjon Dauti, gjendet edhe armë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/dy-vajza-perplasin-makinat-prane-teg-ut-te-afermit-e-tyre-konfliktohen-rende-masakrohet-fatjon-dauti-gjendet-edhe-arme_66c7418877a99.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Dy vajza përplasin makinat pranë TEG-ut, të afërmit e tyre konfliktohen rëndë. ‘Masakrohet’ Fatjon Dauti, gjendet edhe armë
Foto ilustruese
TIRANË- Një incident i rëndë ka ndodhur sot (22 gusht) në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ku dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit të shkaktuar nga një fërkim automjetesh, dy persona janë përfshirë në një sherr me sende të forta. Burime bëjnë me dije se dy vajza, drejtuese automjetesh, janë përplasur mes tyre dhe më pas kanë kërkuar ndihmën e të afërmve. Si pasojë e sherrit me sende të forta, ka mbetur i dëmtuar shtetasi Fatjon Dauti, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Në vendngjarje, autoritetet kanë gjetur një armë zjarri dhe aktualisht po punojnë për identifikimin e poseduesit të saj. Grupi hetimor është duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dyshohet se konfliti filloi pas përplasjes së makinave nga dy vajza ndërsa akoma nuk dihet se kujt i përkiste arma e zjarrit e gjetur ne vendngjarje./ ZËRI
Burimi