Droni në burgun e Burrelit, 36-vjeçari u dorëzua vetë në polici: Ia kisha blerë djalit, më tha se i kishte humbur
Droni
BURREL- 36-vjeçari Taulant Ahmetsulaj, i cili u identifikua si personi që ngriti dronin në Burgun e Burrelit, është vetëparaqitur në prokurori. Gjatë dëshmisë së tij, 36-vjeçari tha se ai ia kishte blerë dronin djalit të tij 4 vjeç, i cili më pas lajmëroi atë se “i ka humbur droni”. Ai po ashtu ka dorëzuar pjesën tjetër të komandimit.
“Ia kam blerë djalit tim 4 vjeç, por më tha se i humbi”, mësohet të ketë thënë ai.
Ndryshe nga versioni i policisë se ai u identifikua nga efektivët dhe më pas u shoqërua në komisariat, 36-vjeçari është paraqitur vetë në prokurori ku ka dhënë dëshminë e tij.
Grupi hetimor lajmëroi se ai është si i dyshuari kryesor pavarësisht versionit të tij dhe se po zhvillohen hetimet për këtë situatë. Droni, i cili u kap nga policia nuk përmbante sende të ndaluara, por hetimet tregojnë një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme. /ZËRI
Burimi