Dronët “Bayraktar” nisin monitorimin nga ajri
PAMJET NGA DRONI
TIRANË-Janë publikuar pamjet e para nga dronët Bayraktar, të cilët u bënë pjesë e Forcave të Armatosura. Me një teknologjie të lartë të fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile, dronët Bayraktar nisën misionin e tyre. Imazhet e para të tyre janë përcjellë edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Krenarë të ndajmë ndajmë sot imazhet e para nga dronët Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, – shprehet Ministri Peleshi.
Siç mund të shihet pamjet që ato ofrojnë janë të një cilësie tejet të lartë, duke përcjellë kështu teknologjinë më të avancuar që ato përmbajnë.
Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë “Bayraktar”, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve. Këta dronë shërbejnë për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit./ZËRI
Burimi