Drejtoria e Burgjeve miraton lejen, Fredi Beleri do betohet si eurodeputet në Strasburg

Drejtoria e Burgjeve miraton lejen, Fredi Beleri do betohet si eurodeputet në Strasburg

Fredi Beleri

TIRANË- Merr fund saga, Fredi Beleri do të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian. Këtë të shtunë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë vebdimin që i mundëson Belerit, të dalë nga qelia dhe të udhëtojë drejt Strasbiurgut për të bërë betimin e eurodeputet. Fredi Beleri do të dalë nga qelia të hënën në orn 10:00 dhe leja do të jetë për 5 ditore. Më pas Beleri do të rikthehet pas hekurave. 
Ky është një rast i paprecedentë kur një i dënuar me formë të prerë do t’i duhet të lërë qelinë nga një burg shqiptar, e të udhëtojë jashtë vendit. Beleri ka marrë 235 mijë vota duke u renditur i katërti mes 7 deputetëve që kanë dalë nga partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Mitsotakis.  Beleri u dënua me 2 vite burg në Shqipëri pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendore të 2023. Çështja ndaj tij ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që mes përplasjeve të brendshme në parti, Mitsotakis vendosi që ta fuste në listën e kandidatëve për eurodeputetë./ZËRI
Burimi