
Donte të bënte ‘prapa-kthehu’! Kamioni i ujit ‘Lajthiza’ ngec dhe bllokon tunelin e Llogarasë
👁15737
Pamje nga kamioni
VLORË- Një kamion i kompanisë së ujit “Lajthiza” është bërë shkak i bllokimit të qarkullimit në tunelin e Llogarisë. Siç duket edhe nga pamjet, kamioni ka bllokuar të dyja korsitë e kalimit.
Shoferi ka shkelur urdhrin që ndalon qarkullimin e kamionëve dhe mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë në tunel.
Mesa duket “gabimin” e ka kuptuar në mes të rrugës dhe ka vendosur që të kthehet pas, por ka mbetur i bllokuar për pak minuta. E bashkë me të edhe mjetet e tjera që po përpiqeshin që të kalonin në tunel./ZËRI
Burimi