Doli nga “shtëpia e barit” për të shijuar bregdetin, si u kap “mat” 20-vjeçari shqiptar

Doli nga “shtëpia e barit” për të shijuar bregdetin, si u kap “mat” 20-vjeçari shqiptar

Hamit Gjura

BRITANI E MADHE- Hamit Gjura u arrestua disa muaj më parë nga policia britanike në Uells, pas një operacioni për kultivimin e kanabisit në Neath. I riu, i cili punonte në një ‘shtëpi bari’ për shkak se i kishte 5 mijë paund borxh bandës që e kishte sjellë në Angli, kishte vendosur që të bënte një ditë pushim. Për t’u qetësuar kishte vendosur që të shkonte buzë detit. 
Gjykata e Swansea Crown zbuloi se 20-vjeçari kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me varkë ilegalisht në vitin 2022 me qëllimin për të gjetur punë për të mbështetur familjen e tij në shtëpi. Craig Jones, prokurori, tha më 8 qershor të këtij viti njësitë policore, duke përfshirë një helikopter, u dërguan në Jenkins Road në Neath pas një lajmërimi se kishin parënë rrugë një burrë me hanxhar. Në zonë, efektivët nuk gjetën atë për të cilën u lajmëruan, por zbuluan një të ri që nxirrte kanabis. Kur kuptoi që u pikas, Gjura u largua me vrap dhe u ndoq nga oficerët të cilët më pas e gjetën atë të fshehur afër një nënstacioni të energjisë elektrike.

Hamit Gjura

Brenda në banesë u gjetën gjithsej 107 bimë kanabisi me vlerë deri në 40,800 £. Gjatë marrjes së tij në pyetje, i pandehuri 20-vjeçar tha se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në shtator 2022 dhe pas shumë kohësh i pastrehë në rrugët e Londrës, kishte gjetur punë para njëmuaji.
Por, sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit në telefonin e tij gjetën foto të Gjurës në palestër, duke ngrënë jashtë, duke treguar shuma të mëdha parash dhe duke shijuar udhëtimin në Londër dhe zonën e Swansea. Hamit Gjura, pa vendbanim fiks, ishte deklaruar më parë fajtor për prodhimin e kanabisit kur u paraqit në bankën e të akuzuarve për dënim. Ai fillimisht kishte ngritur një mbrojtje të mundshme për të qenë viktimë e skllavërisë moderne, por kjo çështje nuk u ndoq./ZËRI
Burimi