Dita 3! Rama takime ‘kokë më kokë’ me drejtuesit e qarqeve për listën e kandidatëve për deputetë të PS

Dita 3! Rama takime ‘kokë më kokë’ me drejtuesit e qarqeve për listën e kandidatëve për deputetë të PS

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot takimet me drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar rreth emrave të kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhjet e 11 majit. Mësohet se në vilën qeveitare 31 Rama pritet të diskutojë në mënyrë individuale me çdo drejtues politik të qarqeve.

Në dy takimet e para diskutimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura. Mësoht se janë 4 kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë. Konkretisht për kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i këtij qarku, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.
Në listën e mbyllur kreu i qeverisë do t’i japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, ndërsa në listë të hapur do të jenë kryesisht ata eksponentë të PS që kanë me shumë se dy mandate, duke i lënë të luftojnë për ulësen e tyre në Parlament.
Gjithashtu gjatë dy ditëve të takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, është diskutuar gjithashtu për programin e Partisë Socialiste në çdo sektor, ku do të duhet që të zhvillojnë takime elektorale edhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në Itali, Greqi dhe Gjermani, atje ku është regjistruar edhe numri më i madh i votuesëve që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre përmes postës. Në këto takime elektorale do të marrë pjesë edhe vetë kryeministri Edi Rama. Por socialistët ende nuk kanë një slogan, edhe pse mund të jetë: Me ne në BE, me ata në kënetë!
Dita e sotme është e treta e takimeve të kryeministrit Rama me ministrat e drejtuesit polikë në vijim të përgatitjeve për programin electoral dhe kandidatët me të cilët do të prezantohen para shqiptarëve për zgjedhjet e 11 majit për të fituar mandatin e katërt të qeverisjes. Vendimi final për emrat që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste që do të  mbahet më 12 mars./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente