Disa të sigurtë, të tjerët duket të mundohen për mandatin! Kush janë deputetët e ministrat e PS në listën e hapur

Disa të sigurtë, të tjerët duket të mundohen për mandatin! Kush janë deputetët e ministrat e PS në listën e hapur

Edi Rama

TIRANË- Vetëm 16 nga 74 deputetët aktualë të Partisë Socialistë që janë aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë kanë një vend në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Të tjerët, mes tyre dhe ministra të kabinetit Rama do të duhet që të “luftojnë” për të marrë një mandat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një vend të sigurtë e kishin drejtuesit politikë në qarqe, por sërish jo të gjithë.
Deputetët aktualë në listë të sigurt: Edi Rama; Blendi Klosi; Mirela Kumbaro; Ulsi Manja; Niko Peleshi; Bledi Çuçi; Eduart Shalsi; Evis Kushi; Klodiana Spahiu; Milva Ekonomi; Aurora Mara; Belinda Balluku; Ogerta Manastirliu; Elisa Spiropali; Lindita Nikolla dhe Taulant Balla.
Deputetët dhe ministrat në listën e hapur, por mes tyre ka edhe kryebashkiakë që e lanë postin e tyre për të garuar për një vend në Kuvend: Argon Malaj; Fadil Nasufi; Tërmet Peçi; Eni Zake; Ilirjan Pendavinji; Edona Bilali; Frrok Gjini; Vullnet Sina; Damian Gjiknuri; Alban Xhelili​; Luan Duzha; Saimir Hasalla; Shkelqim Bullari; Antoneta Dhima; Nuset Avdulla; Anila Denaj; Arben Pëllumbi; Blendi Gonxhe; Blerina Gjylameti; Erion Braçe; Ermonela Felaj; Ervin Hoxha; Etilda Gjonaj; Etjen Xhafaj; Fatmir Xhafaj; Klotilda Bushka; Mimi Kodheli; Olta Xhaçka; Ornaldo Rakipi; Pandeli Majko; Plarent Ndreca; Toni Gogu dhe Xhemal Qefalia.

34 deputetë aktualë do të jenë në listë të hapur dhe do të duhet që të marrin një vend në Kuvend, ndërsa pjesa tjetër 24 deputetë aktualë, nuk do të kenë shansin që të garojnë për një tjetër mandat./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente