DINAMIKA e vrasjes/ Brahaj punonte çoban në fermën e familjes Balla, 30-vjeçari qëlloi me dy plumba të atin

DINAMIKA e vrasjes/ Brahaj punonte çoban në fermën e familjes Balla, 30-vjeçari qëlloi me dy plumba të atin

Edison Brahaj, Enver Balla dhe Esmerald Balla

DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka treguar dinamikën e krimit në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla. Sipas prokurorit të çështjes, Pali Deçolli, bab e bir janë konfliktuar për shumën 75 mijë euro që ishte zhdukur nga kasaforta që mbanin në banesën e tyre në Shënavlash. Prokurori ka ndërtuar dinamikën e krimit në bazë të deklarimeve të Esmerald Ballës dhe Edison Brahaj, i cili ishte i punësuar në fermën e familjes Balla.
Ngjata ka ndodhur fillimisht në furgonin e familjes ku ndodhej viktima, djali i tij dhe çobani i fermës. Enver Balla dhe djali i tij, Esmeraldi fillimisht janë zënë me grushte, pastaj 30-vjeçari ka qëlluar një herë me pistoletë të atin. Pasi 62-vjeçar ra në tokë, i biri e ka qëlluar sërish me plumb. Në bashkëpunim me Edison Brahajn kanë tërhequr trupin dhe e kanë hedhur në pusin e një familje tjetër rreth 1 km nga stani i tyre.
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Esmerald Ballës dhe shokut të tij Edison Brahajt./ZËRI
Burimi