DINAMIKA- A i ruhej një atentati të mundshëm, Rroshkodoli mbante në çantë armë me fishekët gati për qitje

DINAMIKA- A i ruhej një atentati të mundshëm, Rroshkodoli mbante në çantë armë me fishekët gati për qitje

elis rroshkodoli

SHKODËR- Një vrasje me armë zjarri tronditi mesditën e kësaj të premteje Shkodrën, ku një person ende i paidentifikuar, qëlloi në drejtim të 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli, duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në zonën e Zdrales, ku Rroshkodoli ishte duke konsumuar kafen, ndërsa nuk dihet ende nëse ka qenë vetëm apo i shoqëruar në makinë. Pas kryerjes së krimit, autori ka arritur që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Pranë trupit të të ndjerit, në çantën e tij të dorës, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, gati për qitje, çka sipas hetuesve të çon në skenarin se viktima i druhej një atentati.
“Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhej mes të tjerave në njoftimin e policisë. 
Rroshkodoli ka qenë i arrestuar më parë për grabitje, të ndodhura në Belgjikë, ndërsa vitin e kaluar ishte autor i një plagosje me thikë në Rumani.
Nuk dihet ende nëse së fundi viktima ka pasur apo jo konflikte të hapura në qytetin e Shkodrës, që çuan në eleminimin e tij mesditën e sotme./ZËRI 
Burimi