Dikush po hiqej si kryeministri! Rama thirrje qytetarëve: Kanë marrë para duke përdorur emrin tim

Dikush po hiqej si kryeministri! Rama thirrje qytetarëve: Kanë marrë para duke përdorur emrin tim

Edi Rama

TIRANË- Emri i kryeministrit Edi Rama është përdorur për të mashtruar disa qytetarë. Lajmin e ka zbuluar vetë kryeministri Edi Rama me një postim të shkurtër në “X”, ku flet për një lojë me kompjutera. Me aq sa ka shprehuar kreu i qeverisë, me anë të kompjuterit është kopjuar numri i telefonit të kryeministrit Edi Rama dhe me këtë numër i janë dërguar mesazhe disa personave. Në mënyra që ende nuk dihen, personat që janë kontaktuar kanë rënë pre e mashtrimit dhe kanë humbur edhe para. 
Lidhur me rastin, Rama bën me dije se Policia ka vendosur në pranga disa persona, ndërkohë që po vijon nga puna për të identifikuar edhe të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. 
Edi Rama: Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.
Por kjo nuk është hera e parë që emri i Ramës përdoret për një skemë mashtrimi, pasi vetëm pak ditë më parë ZËRI denoncoi sesi një person për të cilin nuk dihet asgjë, hiqej si mbesa e tij dhe kishte gënjyer gjimnistë nga i gjithë vendi. Ky person nuk është gjetur deri më sot. Emri për mashtrime të ngjashme u është përmendur edhe zyrtarëve të tjerë të lartë Erion Veliaj, Taulant Balla. Florian Gjergji u zbulua se ishte personi që kontaktonte me biznesmenë të ndryshëm duke u hequr si zyrtarë të lartë pranë Ramës, e u kërkonte shuma të mëdha parash./ZËRI
Burimi