Dikur ‘shokë’/ Vrau me thikë në burg Alfons Ndocin, Julian Halili merr përsipër krimin
Alfons Ndoci dhe Julian Halili
GREQI- 42-vjeçari Juliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjecarit Altin Vokrri sot në burgun e Koridhalos. Halilit i është gjetur një thikë kuzhine, me të cilën dyshohet se kreu krimin. Policia ndërkohë po heton se ku e gjeti thikën 41-vjecari dhe cili ishte motivi i ngjarjes së rëndë.
Kush është Julian Halili
Halili ka qenë bashkëpunëtor me Ndocin gjatë arratisjes nga mjeti i transportit të të burgosurve në Portin e Pireut dhe të dy janë kapur më pas së bashku nga policia greke. Xhuliano Halili i njohur ndryshe si “Niko”, akuzohet se në nëntor 2011, në Kalamata, ka vrarë shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjec, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh. Juliano Halili 35 vjeç, që njihet ndryshe me emrin “Niko”, është i dënuar me burgim të përjetshëm. Në vitin 2011, ai vrau Felim Mezain dhe djalin 3-vjeçar të këtij të fundit.
Halili ka plagosur edhe me thikë pas shpine Altin Vokrrin gjithashtu nga Kosova, edhe pse kishin njohje të vjetra bashkë. Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës që ishte krijuar në qeli nga temperaturat e larta. Kështu ka nisur edhe sherri mes tyre që më pas degradoi në përdorimin e një thike, e cila nuk dihet sesi është gjetur brenda ambienteve të burgut./ZËRI
Burimi