
Digjet tavani! Zjarr në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Zjarri në sallë
TIRANË- Një zjarr ka rënë në Universitetin Bujqësor të Tiranës! Një nga sallat e universitetit është përfshirë nga flakët, ndërsa nuk ka informacione sesi ka nisur zjarri. Në videon e mëposhtme, shihet që flakët bien nga tavani dhe bien mbi bankat e auditorit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Por ende, pritet një deklaratë zyrtare nga autoritetet rreth kësaj ngjarje.
Disa ditë më parë në “Bujqësorin” u zhvillua një aksion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u lëshuan disa urdhër-arreste për stafin akademik. 4 pedagogë u lanë në burg, Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, e njëjta masë u caktua në mungesë edhe për Piro Zogën, zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’. Ndërsa 15 pedagogë të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”.
Stafi i UBT-së akuzohet për për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publik”. Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja./ZËRI