
DETAJE/ Djali e vrau babanë në arë dhe më pas e transportoi me mjetin e fermës drejt pusit
👁20327
PAMJE NGA VENDNGJARJA
DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla vrau të atit, Enver Ballën. Dyshohet se konflikti mes babait dhe djalit ka ardhur, për shkak të një shume parash prej 75 milionë lekë të vjetra. 30-vjeçari dyshohet se e ka transportuar trupin e të atit me automjetin e fermës.
Policia është kthyer me karrotrec në Shënavlash për të marrë mjetin e fermës Balla, me të cilin dyshohet se është transportuar trupi i viktimës nga vendi i krimit deri tek pusi, sipas TCH.
Burimi