DETAJE/ 10 pllumba në drejtim të tij, kush ishte shënjestra e atentatit në Berat, i dënuar për vrasje

DETAJE/ 10 pllumba në drejtim të tij, kush ishte shënjestra e atentatit në Berat, i dënuar për vrasje

FOTO ILUSTRUESE

BERAT- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Berat ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Altin Halili është qëlluar me 10 plumba në pjesën e pasme të makinës së tij. Halili është një person me precedentë të mëparshëm kriminalë pasi ka vuajtur një dënim prej 12 vitesh burg për një vrasje. Ai ka dalë nga burgu prej pak kohësh. Nuk dihet ende kush janë autorët që qëlluan në drejtim të automjetit që drejtohej nga 46-vjeçari Halili.

Gjatë kontrollit të zonës nga autoritetet, në fshatin Kozare është gjetur një automjet që po digjej, i cili dyshohet se u përdor nga autorët. Makina e djegur është tip “Hyundai Nguyen“ në ngjyrë ulliri. Autorët dyshohet të jenë nga Fieri dhe po punohet për kapjen e tyre. /ZËRI
Burimi