Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sh.a”, gjyqtari me leje

Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sh.a”, gjyqtari me leje

Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka

Arben Ahmetaj

TIRANË-Seanca gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sh.a” është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela. Burime zyrtare të gjykatës bënë me dije për mediat se gjyqtari Çela është me leje. Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca e radhës. 

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë procesit të privatizimit të ndërmarrjes “Buka sh.a”, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit. Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen për plotësim të hetimeve.

Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente