DËSHMIA- Pa ngacmimin e të fejuarës nga ballkoni, si ndodhi vrasja në Tiranë, Darmend Keli mori thikën dhe qëlloi në gjoks Hoxhallarin

DËSHMIA- Pa ngacmimin e të fejuarës nga ballkoni, si ndodhi vrasja në Tiranë, Darmend Keli mori thikën dhe qëlloi në gjoks Hoxhallarin

Vrasja ne astir

TIRANË- Java që lamë pas ka qenë më e përgjakshmja e verës, me vrasje që kanë nisur nga e hëna, për t’u përmbyllur mbrëmjen e djeshme. Pasditen e djeshme, 25-vjeçari Darmend Keli qëlloi për vdekje me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari, pasi ky i fundit dyshohet se ngacmoi të fejuarën e autorit.
Incidenti i rëndë ndodhu kur Keli ka qenë në ballkonin e banesës së tij, që ndodhej pranë vendnngjarjes, kur pa se Hoxhallari po ngacmonte të fejuarën e tij. I revoltuar, ai mori një thikë nga shtëpia dhe zbriti poshtë për t’u përballur me Hoxhallarin. Situata degradoi në një përleshje të dhunshme, ku Keli e qëlloi Hoxhallarin katër herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas informacioneve të para, autori dhe viktima nuk njiheshin më parë, ndërkohë që dy prej goditjeve Hoxhallari i ka marrë në pjesën e gjoksit, të cilat kanë rezultuar fatale.
Keli ka deklaruar se fillimisht ka përcjellë të fejuarën e tij te parkimi, ku ajo më pas ka marrë makinën, dhe kur është ngjitur në banesë ka parë se dy persona me motor, po e ngacmonin, duke ecur paralelisht me mjetin e saj.
Fillimisht ai thotë se iu ka folur personave në fjalë nga ballkoni, dhe më pas ka zbritur me shpejtësi nga banesa. Keli pretendon se Hoxhallari e ka ofenduar dhe më pas e ka goditur me grusht, dhe më pas ai i është përgjigjur duke e qëlluar me thikën që kishte marrë nga shtëpia.
“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.
Amarildo Hoxhallari ishte banues në Yzberisht dhe kishte një të shkuar të mëparshme kriminale. Në janar të vitit 2015, Hoxhallari ishte arrestuar si i dyshuar për porositjen e një atentati ndaj Pajtim Serjanit, një i njohur i botës së krimit dhe mik i Emiljano Shullazit. Në atë atentat mbeti i plagosur Serjani dhe një efektiv i policisë, Roland Meta.

Po ashtu, në korrik të vitit 2024, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfiskoi pasurinë e kushëririt të Amarildo Hoxhallarit, Aurel Hoxhallari, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit në janar të vitit 2018 në Tiranë. /ZËRI
Burimi