Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës ‘zbresin’ sot në fushën e futbollit, emrat paraprakë

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës ‘zbresin’ sot në fushën e futbollit, emrat paraprakë

Shqipëri-Kosovë

KOSOVË-Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës do bëhen bashkë, këtë herë jo në parlament, por në një fushë futbolli, ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore. Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Prishtinë. Kuvendi i Kosovës ka lajmëruar që ndeshja do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Nga Shqipëria, ekipi do të përbëhet nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.
“Të dielën zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Kuvendit të Shqipërisë. Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Ndërkohë ZËRI ka siguruar edhe emrat paraprakë të deputetëve që do të përballen me ata të Kosovës. Përveç socialistëve në ekipin e Shqipërisë do jenë edhe deputetë nga opozita.
EMRAT:
Bledar ÇuçiFlorenc SpahoEduard ShalsiPlarent NdrecaArkend BallaAnduel TahirajIlir TopiDenis DeliuLavdrim KrrashiAlban XheliliTaulant BallaXhemal QefaliaFrrok GjiniGledis ÇelikuUlsi Manja
Gazment BardhiErvin SalianjiBledjon NallbatiAsllan DogjaniLefter GështenjaSaimir KorreshiFlamur HoxhaRamadan LikajXhelal MziuKastriot PiroliPetrit Doda
Ngelet për tu parë se kush do të fitojë në ndeshjen miqësore me kolegët e parlamentit të Kosovës./ZËRI
Burimi