Denoncimi i Meçollarit: Gati të shembet Akademia e Marinës në Vlorë, Pirro Vëngu do t’ia “dhurojë” Familjes Mbretërore

Denoncimi i Meçollarit: Gati të shembet Akademia e Marinës në Vlorë, Pirro Vëngu do t’ia “dhurojë” Familjes Mbretërore

Pirro Vëngu dhe Artur Meçollari

TIRANË- Ish-komandanti i Focave Detare, Artur Meçollari ka bërë me dije se së shpejti do të shembet godina e Akademisë së Marinës në Vlorë. Në rrjetet e tij sociale, Meçollari shkruan se ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu do të firmosë shembjen e godinës. Sipas tij, godina pritet t’i jepet si koncesion një “investitori strategjik”. Por në denoncimin e tij nuk e ka bërë me dije idenditetin e personit që do të marrë godinën me sipërfaqe gati 5 mijë metra katrorë.
POSTIMI I MEÇOLLARIT:

Shëmbet së shpejti Akademia e Marinës në Vlorë.Mbas shëmbjes së godinës sipërfaqja prej 24.141,58 m2, poshtë rrugës dytësore deri në Lungomare, pritet t’i jepet si konçesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore. Forca detare sot ka në inventar vetëm 4843 m² të godinës, kurse sipërfaqja prej 19298,58 m² përpara godinës deri në Lungomare i ka kaluar Ministrisë së Turizmit me VKM në vitin 2017./ZËRI
Burimi