DENONCIMI/ Gazetari: Prindër, bëni kujdes nga ‘Big Market’ dhe ‘Lufra’! Po na helmojnë fëmijët!

DENONCIMI/ Gazetari: Prindër, bëni kujdes nga ‘Big Market’ dhe ‘Lufra’! Po na helmojnë fëmijët!

Andi Llabuti

TIRANË- Skandalet në lidhje me cilësinë e produkteve që tregtohen në Shqipëri nuk kanë fund. Shitja e produketeve të skaduara ushqimore në markete është një nga problemet kryesore, ku në shumë raste rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Së fundmi ka qenë gazetari Andi Llabuti i cili denoncoi një rast flagrant që i ndodhi gjatë fundjavës në “Big Market”. Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ai shprehet se kompania “Lufra” po helmon shqiptarët duke tregtuar qumësht të prishur. 
Gazetari tregon se bleu në një nga pikat e ‘Big Market’ një bidon qumësht ‘Lufra’, për vajzën e tij, i cili mbante datën e skadencës më 29 gusht, pra 5 ditë brenda afatit, por i rezultoi i prishur. Llabuti i bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë pasi mund të helmojnë fëmijët e tyre me produktet e skaduara dhe jashtë standartit që shiten jo në pak raste në ‘Big Market’. 
‘Ditën e shtune unë e kam pushim dhe i përkushtohem familjes, pra nuk bëj dot rolin e gazetarit. Sot si ditë pushimi zbrita poshtë tek ‘Big Market’ dhe marr një bidon me qumësht 1.4 litra. Hapa tapën para se t’ia jepja bijës time, shikoj tapën që skandonte më 29 gusht, pra 5 ditë brenda afatit. E provova nuk mu duk as si qumësht as si kos. Kuptova që kisha blerë qumësht të prishur. Mu errën sytë komplet, ashtu siç isha zbrita poshtë sepse mu errën sytë për fëmijën tim 8 muajshe, për pak e helmova. Zbrita poshtë dhe u them punëtorëve të ‘Big Market’, ky qumësht është i prishur. Më thanë cfarë date skadence kanë: I thashë ka edhe 5 ditë kohë që të skadojë. Ky qumështi është ‘Lufra’ firma më e dështuar dhe e degjeneruar që e shesin të degjeneruarit. Prindër të dashur keni një detyrë shumë të madhe për të bërë. Të merrni produktet dhe ti provoni juve më parë pastaj fëmijët tuaj. Përderisa ju kishit dëshirë të bëheshit prindër atëherë duhet të bëni këtë detyrë. Kjo kohë ka ardhur dhe nuk keni zgjidhje tjetër”, tha gjatë denoncimit gazetari Andi Llabuti.

Ndërkohë, AKU neglizohon kontrollet ose “mbyll sytë” kur merr ryshfetin nga pronarët e bizneseve të cilët jo pak herë shesin produkte jashtë standardit. Ky fakt deklarohet edhe nga komentuesit në videon e gazetarit, ku një prej tyre shprehet se djali i tij ka punuar në një market serioz, ku AKU lajmëronte paraprakisht per kontroll, bënin sikur kontrollonin edhe dilnin me arkat me verë edhe pije të shrenjta pa bërë asnjë lloj kontrolli.
Kjo nuk është hera e parë që ‘Big Market denoncohet për shitjen e produkteve ushqimore jashtë standardit, ku disa javë më parë ZËRI publikoi një tjetër rast me vezët ‘ovital’, të cilat klientes i rezultuan të prishura./ZËRI
Burimi