Dënohet me 3 vite burg ish-kryetari i dhomës së Avokatisë, Arben Lena

Dënohet me 3 vite burg ish-kryetari i dhomës së Avokatisë, Arben Lena

Arben Lena

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 3 vite burgim avokatin dhe ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena. Lena akuzohej për ushtrim të ndikimit të paligjshëm për lirimin nga burgu të një të arrestuari për trafikim refugjatësh.
Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi disa mujor nga SPAK për një aferë korruptive, i cili do të konkludohej më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Mësohet se mes personave të hetuar ishin edhe shtetasit: Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra, Dritan Tabaku, Bledar Koziçi, Artiana Koziçi. 
Në përgjimet telefonike të SPAK, Lena zbulohet se i ka kërkuar ish-asistentes së tij të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro, i cili mendohet se ishte ryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për të dënuarin për transport të paligjshëm të emigrantëve. Kështu që për 5000 euro, avokati tani duhet që të vuajë 3 vite heqje dënimi./ZËRI
Burimi