Debate në Kuvend/ Sula-Nikollës: Na ndërprisni rrogën, por jo fjalën! I keni njerëzit tuaj në burg
Dashnor Sula
TIRANË- Është zhvilluar me debate seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat, Dashnor Sula iu drejtua kryetares së Kuvendit me fjalët se nuk mund të ia ndërpresi fjalën opozitës. Ndërkohë u shpreh se në burg janë njerëz të mazhorancës, dhe jo të opozitës.
Dashnor Sula: Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo të na prisni fjalën. E ke bërë modë kryetare. Po të jetë fjala për procedurë, duhet të respektohet. Po institucionet e tjera të Shqipërisë, qeverisë, a kanë një procedurë? Kush është procedura? Është parandalimi, i abuzimit, i vjedhjes, i korrupsionit. Më gjeni një rast kur është bërë një parandalim. Ma gjeni një rast të vetëm?! Sa për drejtësinë që flitet këtu, kush i ka në burg njerëzit, kunetërish, baxhanakët, apo të afërmit, juve apo ne?”, tha ai.
Lindita Nikolla: Ça fjalimi është ky?
Dashnor Sula: Pse s’ju pëlqen juve? Meqë drejtësinë që ka ca burra të mirë andej, që kanë qenë dhe prokurorë, ju thoni se ne s’e duam drejtësinë, por në burg i keni ju, jo neve./ZËRI
Burimi