DEA-s amerikane ‘zbarkon’ në Romë, shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Paratë dhe droga brenda lavatriçeve

DEA-s amerikane ‘zbarkon’ në Romë, shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Paratë dhe droga brenda lavatriçeve

Pamje nga aksioni i Policisë

ITALI – Një operacion policor i Guardia di Finanza me bashkëpunimin e DEA-s amerikane është zhvilluar në Romë, ku të prangosur kanë përfunduar 10 persona. Të gjithë të arrestuarit akuzohen se ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainës. Mediat italiane kanë nxjerrë edhe pamjet sesi droga dhe paratë fshiheshin nëpër lavatriçe, bashkë me rroba të pista që ishin futur brenda një lavatriçeje. 

Pamje nga aksioni i Policisë

Banda, e përbërë nga shtetas shqipatarë, por edhe italianë (identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije) drejtonte dhe kryente shpërndarjen e narkotikëve në Romë. Grupit, po ashtu, i janë sekuestruar edhe armë zjarri.
Operacioni filloi në agimin e 4 shtatorit dhe u finalizua me sekuestrimin e mbi 72 kg kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin e Civitavecchia dhe të një plantacioni marijuanë të gjetur brenda një vile në brendësi të Romës. Më tej, u dokumentua blerja nga Spanja e mbi 50 kilogramëve hashash të llojit “polen”, si dhe disa episode të shitjes “me shumicë” të lëndëve narkotike.

Nga 10 të arrestuarit, 8 janë në burg, 1 është lënë në “arrest shtëpie” dhe për një tjetër është caktuar “detyrim paraqitje”. Të gjithë kishin role të ndryshëm, disa ishin vëzhgues, disa të tjerë shpërndarës, ndërsa disa ishin përgjegjës për menaxhimin e zonave të tregtisë së drogës, duke aplikuar metodat e kërcënimeve dhe dhunës ndaj atyre që konsideroheshin si rivalë.
Për këto përplasje përdoreshin edhe armët e zjarrit që u sekuestruan nga Policia./ZËRI
Burimi