Çfarë po ndodh në PS? Spiropali: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në 2025

Çfarë po ndodh në PS? Spiropali: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në 2025

Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një dalje të fundit, u shpreh se treçereku i qeverisë apo Parlamentit mund të mos jetë në këto pozita pas zgjedhjeve të vitit 2025.
Spiropali e ftuar në ‘Top Talk’, teksa u pyet rreth dy komisionet e anti korrupsionit dhe dezinformimit, kur dihet që është sesioni i fundit parlamentar, deklaroi se nuk është çështje individësh dhe gjykuan se duhet të ngrihesh tani. Më tej ministrja deklaroi se pas zgjedhjeve të 2025, ajo dhe treçereku i qeverisë apo i Parlamentit nuk mund të jenë më, por e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna.
Spiropali: Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Gjykuam që duhet tani. Komisioni për Mirëqeverisjen është një komision që ka për synim që të dalë me një plan veprimi. Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që si ekzekutivi, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të raportojnë për disa çështje që janë aty në sytë e të gjithëve: raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse. Kjo për ne nuk është çështje individësh apo identikitesh. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri. Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë.
Burimi