‘Çfarë fati pati…30 gjujtje, 3 e kapën’/ Si ndodhi atentati ndaj vëllezërve Baho, Mikael Qosja flet me “të panjohurin”: O lale…

‘Çfarë fati pati…30 gjujtje, 3 e kapën’/ Si ndodhi atentati ndaj vëllezërve Baho, Mikael Qosja flet me “të panjohurin”: O lale…

Vëllezërit Baho dhe Mikael Qosja

TIRANË- Atentati ndaj vëllezërve Klevin dhe Aldo Baho nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. ZËRI ka zbardhur biseda të reja nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku Mikael Qosja (Kamami) fillimisht flet me Franc Çopjan dhe më pas me një person të paidentifikuar për atentatin ku mbeti i vrarë një nga vëllezërit. Në bisedat e zbardhura nga SPAK, theksohet se në mënyrën sesi flet Kamami lë të kuptohet se ka qenë edhe vetë pjesë e atentatit. 
Madje në një moment hedh poshtë edhe raportimet në media se viktimën e kishin pyetur më parë për emrin dhe më pas e kishin qëlluar. Por nga atentati kishte vetëm Aldo Baho, ndërsa Klevin (i vëllai) ndërroi jetë në vend nga plumbat e marrë.
PJESË NGA DOSJA:
Mikael Qosja (Kamami) i shpjegon Franc Çopjas se Eljo Bitri ka biseduar me të për ngjarjen e “Sakatit” (Aldo Bahos), për të cilin Eljo i ka thënë Mikaelit se përse nuk ka shkuar tek xhami për t’u siguruar. Gjatë bisedës, evidentohet se Franc Çopja jep të dhëna lidhur me atentatin ndaj vëllezërve Baho (Klevis dhe Aldo Baho) ku shkruan: Për 5 minuta m’ka ngel gjall ky ***** mu; ka zbrit nga makina, 4 vjet rresht i kam prit; sa hapja sytë veç ato menoja; kismet i vetë shpëtoi!
Franc Çopja i ka treguar përdoruesëve se Klevin dhe Aldon nuk i ka njohur më parë. Sipas tij, ata kanë dalë në skenë pasi ka ndodhur “problemi i parë”, ekzekutimi i Endrit Alibejt. Ndërsa në bisedat e Kamamit, Aldo ka pasur shumë fat dhe se nga 30 gjuajtje vetëm 3 e kanë kapur dhe nuk ishte asnjë rrezik jete gjatë atentatit. Nga biseda evidentohet se vëllai i Aldo Bahos, i ndjeri Klevin Baho ka dalë nga makina dhe i është kundërpërgjigjur me armë. Gjatë goditjes, Klevin Baho ka goditur dhe thyer fenerin e makinës së autorëve (kjo e dhënë përputhet me deklarimet e Dumanit dhe Alibejt).
Por si ka ndodhur vrasja?
Mikael Qosja tregon se gjatë goditjes makina ka qenë në ecje e sipër dhe një nga personat në makinën e autorëve është afruar tek makina e vëllezërve Baho dhe i ka thënë ulni pak xhamin dhe e ka pyetur nëse ka qenë “filani”. Deri në momentin e vrasjes, grupi i atentatorëve e kishin ndjekur edhe ditë më parë, por Aldo Baho u kishte ikur shumë shpejt. Gjatë komunikimit Mikaelit, kur bisedon për ekzekutorët i referohet në shumës, çka tregon se ka qenë edhe vetë me tanë  momentin e vrasjes.
Kamami-9NASI4: Po çfarë fati ka motër****. 30 e ca cop
I paidentifikuar-IQT389: Eeeee qr
Kamami-9NASI4: Vetëm 3 e kapën
I paidentifikuar-IQT389: 3 pluma? Po e pa asnjë problem as rrezik për jetën qr
Kamami-9NASI4: Po u kundërpërgjigj i vëllai. Po ai vëllai ka pas armë. Me hekër. E kishte gati, të mbushme.
I paidentifikuar-IQT389: Aaaa, shtiu?
Kamami-9NASI4: Shtiu direkt plera
I paidentifikuar-IQT389: Po me vërtetë e kanë pyt atë që ti je filani në fillim?
Kamami-9NASI4: *qesh! Po jo e lale. Ça thu? Ne ishim në ecje./ZËRI
Burimi