Censi 2023/ Ministri i Kulturës së RMV: Shteti shqiptar do e diskutojë! Ky është një problem diplomatik
Zoran Lutkov
Gollomboci- Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Lutkov ka folur këtë të hënë në lidhje me Censin e mbajtur në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij nga Gollomboci, ai u shpreh se ai dhe qeveria e RMV-së nuk janë informuar se si është zhvilluar Censi megjithatë ky është një problem diplomatik. Ai foli dhe për aktivitetin që organizohet prej 19 vitesh në Gollomboç.
Zoran Lutkov: Nuk jam i informuar se si u zhvillua ky census në Shqipëri, megjithatë ky është një problem diplomatik, ja kam lënë shtetit shqiptar që ta diskutojnë dhe do t’i japim edhe ne mendimet tona. Është e drejtë imdividuale e çdo qytetari që të shprehet ashtu siç mendon dhe në fund do t’ia lemë institucioneve shtetërore të thonë fjalën e fundit. Ne si ministri e Kulturës e RMV, kemi të theksuar që gati çdo vit që 19 vite me radhë këtu është lajmëruar gjithmonë që këto janë ditët e kulturës maqedonase në Prespë të Shqipërisë, ndaj edhe kultura është ajo që i bashkon njerëzit, maqedonas, shqiptarë etj…
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 nisi punën më 18 shtator dhe ishte parashikuar të zgjaste 6 javë, por që u shty deri më 15 nëntor pasi koha e caktuar fillmisht ishte e pamjaftueshme. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit./ZËRI
Burimi