
CDU dhe SPD bien dakord të diskutojnë për formimin e qeverisë së re
riedrich Merz, Lars Klingbeil dhe Saskia Esken
BERLIN- Hapi i parë drejt formimit të qeverisë në Gjermani u bë të shtunën me marrëveshjen mes CDU-së, e cila fitoi zgjedhjet e 23 shkurtit, dhe SPD-së, e cila ka qenë në pushtet deri tani, për të nisur negociatat. Bisedimet e para përfunduan jashtëzakonisht shpejt dhe në një atmosferë shumë të mirë.
Të dy partitë kërkojnë për të arritur një marrëveshje përpara javës së ardhshme. Merz dëshiron të krijojë një koalicion deri në Pashkë, 20 Prill dhe foksun e ka tek bisedimet kanë të bëjnë me emigracionin dhe ekonominë. Në lidhje me emigracionin , të dyja palët ranë dakord për një zgjerim masiv të kontrolleve kufitare, si dhe për një pezullim të bashkimeve familjare.
Fluturimet nga Afganistani për ish-punonjësit e ambasadës gjermane në Kabul janë ndalur, por fluturimet për në Afganistan dhe Siri do të vazhdojnë, duke transportuar emigrantë të deportuar. Për ekonominë kanë një linjë e përbashkët, për shembull diskutojnë për reformën e taksimit të korporatave dhe uljes së taksës mbi energjinë elektrike.
Ndihma për qytetarëve do të reformohet, ndërsa Lars Klingbeil nga SPD siguroi se plani për pagën bazë prej 15 euro në orë mbetet në fuqi.
Merz tha gjithashtu se Gjermania duhet të synojë rritjen ekonomike prej 1%-2% .
Të dy palët diskutuan gjithashtu çështjen e pajisjes së Ukrainës, e cila kërkon raketa “Taurus” me rreze të gjatë veprimi, kërkesë që u kundërshtua nga kancelari në largim i SPD, Olaf Scholz. Merz e mbështet dërgimin e raketave në Ukrainë, por ka kushte.
Reuters kujton se në Gjermani, ku koalicionet janë normë, qeveritë zakonisht formohen në dy faza, me partitë që fillimisht zhvillojnë bisedime paraprake dhe më pas nisin në bisedime zyrtare./ZËRI
Burimi