Burg  në Dubai se tentoi të vriste veten! Merr fund makthi për stjuardesën, u kthye në Irlandë

Burg në Dubai se tentoi të vriste veten! Merr fund makthi për stjuardesën, u kthye në Irlandë

Tori Towey

IRLANDË- Stjuardesa irlandeze, e cila ishte burgosur në Dubai pasi kishte tentuar vetëvrasjen pasi ishte dhunuar nga i shoqi është kthyer më në fund në vendin e saj. 28-vjeçarja Tori Towey po shkëlqente nga gëzimi, raporton Daily Mail, ndërsa shtoi se ndjehej shumë e lehtësuar që ishte kthyer në mesin e saj.
“Jam shumë mirënjohëse që u ktheva. Pa ju nuk do të isha këtu tani. Jam shumë e emocionuar,”-u tha ajo gazetarëve. Po ashtu, iu pohoi se kishin qenë sfilitëse nga ana psikologjike. 

Towey ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, e atë natë e reja kishte tentuar vetëvrasjen. Për aktin, Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe e akuzoi gruan për abuzim me alkoolin dhe tentativë për vetëvrasje, vepra penale për të cilat ajo do të dilte në gjyq në korrik. Përveç kësaj, i kishin hequr edhe pasaportën. Megjithatë, për rastin u interesua vetë qeveria e Dubait që për mediat e huaja konfirmoi se çështja ishte mbyllur. Menjëherë, 28-vjeçarja u nis për në Irlandë, ku edhe ndodhet pranë familjes së saj./ZËRI
Burimi