Bleu një fëmijë për 10 mijë lekë, ekstradohet nga Greqia Kujtim Demiri. Monstra që trafikonte të miturit

Bleu një fëmijë për 10 mijë lekë, ekstradohet nga Greqia Kujtim Demiri. Monstra që trafikonte të miturit

Kujtim Demiri

TIRANË- Kujtim Demiri është arrestuar në Greqi nga policia dhe është ekstraduar në vendin tonë. Demiri është dënuar me 15 vite burg pasi akuzohet se trafikonte të mitur dhe i detyronte që të lypnin.
Demiri u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 6 janar 2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e dënoi me 15 vjet burg.
Kujtim Demiri akuzohet se ka marrë nga Shqipëria një të mitur me inicialet H.S dhe e shfrytëzonte atë për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.
“Bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Interpol Athina mundëson arrestimin dhe ekstradimin e një të kërkuari nga Greqia në Shqipëri
Më datë 20.08.2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2, i Kodit Penal.
Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.
Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për sjelljen në Shqipëri dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar”, njofton policia. /ZËRI
Burimi