Biznesmeni që u harrua! Fatbardh Aliaj i plagosuri i dytë i sherrit në Palasë
PAMJE NGA SHERRI
TIRANË-Sherri i dhunshëm gjatë një koncerti në një resort luksoz në Palasë, mbart ende të ‘fshehta’. Gjatë ditës u raportua se i plagosur mbeti Luçiano Koçeku 42 vjeç, i njohur edhe si “Tur Koçeku”, por nuk ishte i vetmi. Vetëm në njoftimin final të autoriteteve u raportua se i lënduar ka mbetur edhe një tjetër 42-vjeçar.
“Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë,”-thuhet në njoftimin e tretë të Policisë.
Por kush është bizesmeni i plagosuri i dytë i sherrit në Palasë?
Fatbardh Aliaj 42 vjeç sipas QKB-së rezulton të jetë një prej pronarëve të shoqërisë “KERNAJA POWER SHPK” me 50% të aksioneve. Kompania merret me ndërtim të hidrocentraleve, ku përfshihet financimi, ndërtimi, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike.
Gjëndja shëndetësore e Aliajt nuk dihet, ndërsa në kërkim për dhunën ndaj tij dhe Koçekut janë shpallur në total 4 persona, Fatmir Bejo 30 vjeç, Xhoni Spaho 28 vjeç, Genti Baleci, 49 vjeç dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç.
/ZËRI
8596png
59666png
Burimi