Bisedat në “SKY”/ Kel Kamami: Do ekzekutoj një e nga një të gjithë personat që vranë Regisin dhe Emiljanon

Bisedat në “SKY”/ Kel Kamami: Do ekzekutoj një e nga një të gjithë personat që vranë Regisin dhe Emiljanon

Mikael Qosja,Regis Runaj dhe Denada Runaj

TIRANË-Motra e Regis Runaj, i vrarë nga grupi i Erjon Alibej me 27 goditje thike në 29 korrik 2020 në afërsi të varrezave të Elbasanit, rezulton të ketë përdorur aplikacionin “Sky”, duke mbajtur kontakte me kushëririn e saj Mikael Kamami, i cili zotohej për asgjësim të plotë të familjeve të personave që kishin marë pjesë në vrasjen e Regis Runaj. Sipas Kamamit ai do vriste një e nga një të gjithë ata persona që kishin marë pjesë në vrasjen e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit.
Madje gjatë bisedave me kushërirën e tij, Mikael Kamami, frikësohet për një urdhër arresti të mundshëm kundër tij nga prokuroria e Elbasanit, duke i pohuar Denadës se: “…arrestimin e tij e ka në dorë vetëm prokurori Kreshnik Ajazi…”.
“Ora News” ka mësuar se tre ditë më vonë nga kjo bisedë, Denada informon Kamamin se ndaj tij nuk ishte lëshuar asnjë urdhër-arresti nga prokuroria e Elbasanit. Në fakt urdhër-arresti për Kamamin është lëshuar në muajin Shkurt 2021 për masakrën e Bradasheshit ku mbetën të vrarë tre persona, mes të cilëve dhe Enea Alibej vëllai i Erjon Alibej.
Mikael Qosja, njihet ndryshe në Elbasan dhe si “Kel Kamani” apo si “Keli i Kicit”. Ai është dënuar për herë të parë fillimisht me 8 muaj burgim për “Moskallëzim krimi” dhe më pas ka marë pafajësi. Ndërkohë një dënim tjetër me 1.2 milion lekë të vjetra, gjykata e Elbasanit ka dhënë për Mikael Qosjan, pasi ky i fundit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Dënimin e fundit, Mikael Qosja, e ka marë në vitin 2019, pasi gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 2 milion lekë të vjetra gjobë, pasi ka goditur me grushta një punonjës të policisë rrugore në Elbasan.
Për shkak të profesionit të saj si sekretare e gjyqtares Pajtime Fetahut në Gjykatën e Elbasanit, Denada Toda, kishte akses në dosjen hetimore që depozitonte prokuroria e Elbasanit në Gjyqkatë, me qëllim nxjerjen e autorizimeve për përgjim, kontroll banesash apo qoftë dhe caktimin e masave të sigurisë.
Për të gjitha këto veprime Denada Toda, informonte Mikael Kamamin, i cili i shprehej që të ofronte dhe para për të marë informacion në kohë sa më të shpejtë. Për shkak të situatës së ndodhur me vëllain, Denada Toda, ka zhvilluar takime dhe me kryeprokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, nga ku më pas e informon dhe Mikael Kamamin.
Sipas SPAK Denada Toda për shkak të detyrës së saj funksionale në gjykatë, ka nxjerë të dhëna sekrete në mënyrë të përsëritur dhe një gjë e tillë ka ndodhur gjatë muajve shtator-Tetor të vitit 2020. Ajo ka kryer komunikime në “Sky” me Mikael Kamamin duke kryer veprime për llogari të tij, duke informuar Kamamin mbi ecurinë e procesit hetimor të nsiur ndaj Erion Alibej, dhe se Alibej ka paguar Euglen Halilin dhe Xhuliano Hoxhën për vrasjet në Elbasan.
Madje sekretarja Toda,ka informuar Kamamin për përgjimet që ajo disponon në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Gjithashtu ajo i premton se do flasë me gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe më pas do e informojë Mikaelin. Po ashtu në një moment tjetër, Denada Toda informon kushëririn e saj Mikael Kamami, se Pajtime Fetahu ka firmosur urdhër-arresti për Erion Alibej dhe se do e informonte sapo të arrestohej Alibej.
Ajo më pas i ka dërguar përmes fotove një deklarim të dhënë në polici nga Artenca Shehu, bashkëjetuese e Xhulian Hoxhës, i dënuar ky me burgim të përjetshëm për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj si dhe i tregon mbi veprimet hetimore që po kryhen në shtëpinë e Xhulian Hoxhës,në të cilën ishte vendosur përgjues. Gjithashtu Denada Toda me porosi të Mikael Kamamit është interesuar dhe ka verifikuar nëse ka urdhër-arresti, ndaj Mikael Kamamit, Hajdar Bakos dhe Franc Bakos.
Sipas SPAK në 1 shtator 2020, Marsela Lala bisedon me vëllain e saj Mikael Qosja (Kamami), të cilit i tregon se Denada Toda nesër do t’i japë një informacion me rëndësi. Mikael Kamami i ka kërkuar Marsela Lala, që ti thotë Denada Todës që duhet ti tregoj të gjitha dhe mos të mbajë asnjë të fshehtë pasi ai (Mikael Kamami) duhet të jetë një hap para të tjerëve. Po kështu dy ditë më pas, në 3 shtator 2020, Denada Toda përmes kodit “ABB810” bisedon me Mikael Kamamin, duke e informuar se Erion Alibej, ka paguar Xhulian Hoxha dhe Euglent Halili për ngjarjen në Elbasan.
Gjithashtu Denada Toda, i ka treguar Mikael Kamamit se Erion Alibej ndodhet në veri të Shqipërisë dhe se do mundohet të marrë konfirmim nëse Erion Alibej është në kërkim pasi sipas Denada Toda është shumë sekret.Mikael Kamami i ka thënë Denadës të ofroj lekë për të marrë informacione.
Denada Toda ka informuar Mikael Kamamin se atë ditë i kanë ardhur disa përgjime për ngjarjen e Emiljano Ramazanit. Gjithashtu, Denada Toda, i ka treguar Mikael Kamamit se do shikoj dhe nëse ka materiale lidhur me vrasjen e Regis Runaj, pasi janë të njëjtët që janë përfshirë dhe tek Emiljano Ramazani.
Më pas Denada Toda informon Mikael Kamami të cilit i thotë se sa të vij Pajtime Fetahu (gjyqtarja) do flasë me atë për çdo gjë dhe më pas do t’i tregoj Mikaelit.Në vazhdim të bisedave, Mikael Karmami i ka treguar Denada Toda se do t’i shuaj si familje personat që kanë ekzekutuar Regis Runaj.
Ndërkohë në 8 shtator 2020, Marsela Lala ka marrë informacion nga Denada Toda se “Vis Korçari” nuk është në kërkim dhe se nesër do flasë me Kryeprokurorin, Kreshnik Ajazi.Dhjetë ditë më pas në 18 shtator 2020, Denada Toda ka informuar Mikael Kamamin se Pajtime Fetahu ka firmosur për fletën e arrestit të Erion Alibej dhe se akoma nuk ka folur (nuk është penduar) Xhulian Hoxha.
Në vazhdim të bisedave, Mikael Kamami i ka dërguar një foto Denada Toda ku shfaqet Klevis Kapllani. Në vijim, Mikael Kamami i ka dërguar mesazhe Denada Toda, ku i tregon se do t’i ekzekutoj një e nga një të gjithë personat që kanë marrë pjesë tek Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.
Në vijim, të bisedave shtetasja Denada Toda i ka thënë Mikael Karmamit se do ta informoj sapo të arrestohet Erion Alibej.Ndër të tjera, shtetasja Denada Toda gjatë bisedës me shtetasin Mikael Qosja (Kamami) i kërkon këtij të fundit që ti dërgoj mesazh Xhulian Hoxhës në burg, të cilit duhet ti thotë se duhet të flasë lidhur me ekzekutimet që janë kryer në Elbasan në të kundërt do ta ketë shumë keq.
Denada Toda, i ka shkruar Mikael Kamami se sa të ketë një info zyrtarë do t’i thotë atij. Më pas Denada Toda i ka kërkuar Mikael Kamamit 10 mijë Euro pasi ja ka borxh një personi. Ndërkohë nga bisedat e 18 shtatorit 2020, evidentohet se Denada Toda informon Mikael Kamamin, se ka futur miq atje lart dhe s’do guxoj njeri të bëj manipulime mbi çështjen.
Gjithashtu në 21 shtator 2020, Denada Toda, i ka dërguar Mikael Kamamit foto të deklarimit të Artenca Shehu dhe më pas e ka informuar se tek shtëpia e Xhulian Hoxhës kanë vendosur përgjues ambiental.Në biseda e sipër Denada Toda, i ka kërkuar Mikael Kamamit të bëj kujdes me aplikacionin “Sky EÇ” pasi në Dubai janë deshifruar (dekriptuar).
Në vijim, Denada Toda i tregon Mikael Kamamit se ka dhe një deklarim të Euglent Halilit. Gjatë bisedave evidentohet se Denada Toda, i ka treguar Mikael Kamamit se është informuar se në listën e ekzekutimeve të Erion Alibej kanë qenë Arzeni (Arzen Mama) dhe vëllezërit e Ervis Dakës.
Në vijim të bisedave Denada Toda i dërgon Mikael Kamami mesazhin me këtë përmbajtje: …dyshimet shkojnë tek “Vis Korçari” por po mbledhim prova akoma më duhet të gjej kujt i ka dhënë lekët ky…”
Po ashtu në 22 shtator 2020, shtetasja Denada Toda falënderon Mikael Kamamin për shumën monetare që i ka sjell Marsela Lala dhe më pas e pyet Mikael Kamamin se çfarë lidhjesh mund të ketë Erion Alibej, kjo pasi sipas saj pas vendimit të djeshëm Pajtime Fetahun, e kanë ndjekur me një BMW X5. Ndërkohë në 13 tetor 2020, Denada Toda i ka treguar Mikael Kamamit se ka dëgjuar që do priten 5 urdhëra arresti. Shtetasi Mikael Kamami i ka kërkuar Denada Toda që të marrë informacion për atë (Mikael Kamamin), Hajdar Bako (Çopja) dhe Franc Gergely (Copja).
Mikael Kamami, i ka treguar Denada Toda se Kreshnik Ajazi e ka në dorë arrestin e tij. Denada Toda gjatë bisedës i tregon Mikael Kamamit se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain. Por tre ditë më vonë, në muajin Tetor 2020, Denada Toda informon Mikael Kamami, të cilit i thotë se nuk ka urdhër-arresti për atë.
Burimi