Biden nuk i ndal gafat, ngatërron Trump me Kamala Harris
Donald Trump dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden bëri një gafë të madhe kur ngatërroi zëvendëspresidenten Kamala Harris me paraardhësin e tij Donald Trump në një konferencë shtypi për samitin e NATO-s. Biden e bëri gafën pak pasi ngatërroi presidentin rus Vladimir Putin me atë ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Pa mbaruar mirë fjalën, ngatërroi zëvendëspresidenten e tij me Trump.
“Shiko, unë nuk do të kisha zgjedhur nënpresidentin Trump si zëvendëspresidentin tim nëse nuk do të mendoja se ajo ishte e kualifikuar për të qenë presidente,”- tha Biden teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Presidenti amerikan foli me zë të ulët dhe të ngjirur, shpesh e ndërpreu fjalinë për t’u kollitur dhe disa herë humbi vëmendjen. Biden e thirri konferencën për të qetësuar kritikët demokratë që po bëjnë thirrje që ai të tërhiqet nga gara, por vetëm sa i ka shtuat këto shqetësime duke harruar pyetjet dhe duke dhënë përgjigje të pasakta.
Edhe Trump e ironizoi në rrjetet e tij sociale.
“Punë e mirë Joe,” – ka shkruar ish-presidenti.
Biden nuk mund të kujtonte titullin e saktë të gjeneralit të Forcave Ajrore dhe gjithashtu u përpoq të shqiptonte disa herë fjalën “neurolog”, por bëri gjithashtu një sërë gabimesh të tjera faktike, duke deklaruar gabimisht se Kina ka më pak se një miliard njerëz dhe duke ngatërruar vendin me Rusinë./ZËRI
Burimi