Biden gjen ‘zgjidhjen’ për performancën e dobët: Do fle më shumë gjumë, s’ka takime pas orës 20:00

Biden gjen ‘zgjidhjen’ për performancën e dobët: Do fle më shumë gjumë, s’ka takime pas orës 20:00

Joe Biden

SHBA- Në kulmin e debateve nëse duhet të tërhiqet nga gara për president, Joe Biden ka zgjedhur festën e Pavarësisë së SHBA-ve për të konfirmuar qëndrimin e tij për të vijuar betejën përballë Donald Trump. Në një takim që Biden ka pasur me guvernatorët demokratë, presidenti i SHBA-ve tha se ka nevojë për më shumë gjumë dhe planifikon të ndalojë takimet pas orës 20:00 të mbrëmjes.
81-vjeçari u kishte thënë atyre se për të shmangur lodhjen e cila sipas tij, kishte kontribuar edhe në performancën e dobët në debatin me Trump, nuk do të planifikonte më takime pas orës 8 të darkës, në mënyrë që të flinte më shumë. Këto komente thuhet se kanë frustruar disa prej guvernatorëve të pranishëm.
Shtëpia e Bardhë nuk komentoi menjëherë në lidhje me atë që tha presidenti. Një ndihmës i fushatës së Bidenit argumentoi se, para debatit të fundit, përfshirë dhe dy udhëtime në Evropë, Biden ishte i angazhuar në orë pune zyrtare përveç orëve të punës në fushatë.
“Presidenti (George W.) Bush shkonte në shtrat në orën 9 pm dhe Presidenti (Barack) Obama shtronte darkën në orën 6:30 pm”, tha zëdhënësi i fushatës së Biden, Kevin Munoz.
Vetë Biden të enjten sinjalizoi se synon të mbetet në garë, duke u thënë anëtarëve të shërbimit ushtarak dhe familjeve të tyre se do të qëndrojë në garë. 
Përveç presionit nga demokratët, presidenti i SHBA-ve përballet edhe me atë të donatorëve që kanë paralajmëruar të tërheqin fondet nëse Biden nuk zëvendësohet nga një kandidat tjetër. Në rastin e një skenari të tillë, kandidatja më e mundur për ta zëvendësuar është Kamala Harris, e cila është objekt sulmi nga fushata e Trump./ZËRI 
Burimi