Biden do tërhiqet nga gara? NBC: Presidenti amerikan do flasë sot me familjen

Biden do tërhiqet nga gara? NBC: Presidenti amerikan do flasë sot me familjen

Joe dhe Jill Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të flasë sot me familjen e tij nëse do të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë. Kjo pasi një numër i madh demokratësh shprehën shqetësimin për rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë në krye të Shteteve të Bashkuara. Burime për “NBC News” bënë me dije se Biden dhe Zonja e Parë, Jill do të takohen me fëmijët dhe nipërit e tyre në resortin presidencial të Camp David.
Demokratët, duke përfshirë ish-presidentin Barack Obama dhe ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pranuan se Biden pati një performancë të dobët në debatin e së enjtes, por shpallën publikisht mbështetjen e tyre për të ndërsa ai vazhdon të bëjë fushatë.
Por në të njëjtën kohë, demokratët besojnë se Biden duhet t’i jepet hapësirë ​​për të përcaktuar vetë hapat e tij të ardhshëm. Ata besojnë se vetëm presidenti, në marrëveshje me familjen e tij, mund të vendosë nëse do të vazhdojë apo do të përfundojë fushatën e tij.
Të shtunën, Biden zhvilloi një seri takimesh për mbledhje fondesh për fushatën në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku ai pranoi një performancë të dobët të debatit, por u përpoq të siguronte donatorët se ai ende mund të fitojë zgjedhjet presidenciale kundër republikanit Donald Trump./ZËRI
Burimi