Betimi i Belerit si eurodeputet, mediat greke: U arrit falë presionit të Athinës, u vulos në samitin e NATO-s

Betimi i Belerit si eurodeputet, mediat greke: U arrit falë presionit të Athinës, u vulos në samitin e NATO-s

Fredi BELERI

TIRANË- Prej pasdites së djeshme, mediat në Greqi e kanë bërë fakt të kryer betimin e Fredi Belerit, si eurodeputet, edhe pse aktualisht është duke vuajtur dënimin me dy vite burg në Shqipëri, për korrupsion zgjedhor. Një gjë e tillë nuk konfirmohet zyrtarisht nga drejtoria e burgjeve në Shqipëri, që përmes disa burimeve mediatike, kanë hedhur deklarata se vendimi për Belerin në fakt do të merret gjatë ditës së sotme. Sipas burimeve për ZËRI-n nuk ka pengesa ligjore për ndalimin e Belerit për të dalë jashtë vendit. Media greke Protothema, raporton mëngjesin e sotëm se Fredi Beleri do të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më datë 16 korrik, ku dhe do të bëhet betimi si eurodeputet.
Tashmë që dënimi ka marrë formë të prerë, dhe Beleri ka kryer më shumë se 5/6 e masës së dënimit të caktuar, nuk ka ndonjë pengesë ligjore për ta marrë lejen për të qenë që në sesionin parlamentar që zhvillohet në Strasburg në datat 15-20 korrik 2024.
Ndërkohë sot Komisioni i Lejeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do të mblidhet për procedurat dhe për modalitetet e sigurisë të udhëtimit.
Mediat greke shkruajnë se Beleri do të fluturojë të hënën në mëngjes (15 korrik) për në Athinë dhe më pas do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare që do të mbahet më 16 korrik.
Protothema shkruan se vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë një leje pesë ditore nga burgu Fierit Belerit, nuk erdhi lehtë dhe ishte produkt i presioneve greke dhe evropiane.
“Mesazhi ishte se është e paimagjinueshme që një eurodeputet i zgjedhur të mos betohet në Strasburg pas marrjes së postit të tij, veçanërisht kur ai mbahet në një vend që pretendon të bëhet pjesë e BE-së.
Në fund të fundit, duke vuajtur dënimin e vendosur nga gjykata e Apelit, zoti Beleri gjithsesi do të dalë nga burgu në vjeshtë, ndaj nuk pati asnjë përfitim që Shqipëria të insistonte në ndalimin e tij.
Shqiptarët, megjithatë, nuk arritën në këtë vendim si rezultat i një… procesi logjik. Ka pasur, siç raportojnë burime kompetente për protothema.gr, procese intensive nga pala greke. Këto janë bërë edhe në nivelin më të lartë të qeverisë, por edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, George Gerapetritis dhe Alexandra Papadopoulou .
Sipas informacioneve, në Samitin e NATO-s në Uashington nuk ka pasur asnjë takim mes Mitsotakis dhe Ramës. Sipas të njëjtit informacion, proceset për dhënien e lejes janë intensifikuar ditët e fundit, ndërkohë që ky zhvillim duket se është vulosur në një takim të në margjinat e Samitit të NATO-s nga Ministri i Punët e Jashtme Giorgos Gerapetritis me homologun shqiptar të Igli Hasani, i cili me sa duket kishte autorizim politik nga zoti Edi Rama”, thuhet mes të tjerave në shkrimin e Protothemës./ZËRI 
Burimi