‘Beteja’/ Postimi në Instagram ‘spiunoi’ Arjon Kajoshin, e zbuluan ku ndodhej pak minuta para atentatit

‘Beteja’/ Postimi në Instagram ‘spiunoi’ Arjon Kajoshin, e zbuluan ku ndodhej pak minuta para atentatit

Arjon Kajoshi

SHKODËR- Një video e postuar në rrjetet sociale mund të ketë “spiunuar” Arjon Kajoshin tek personat që e sulmuan me armë zjarri mesditën e sotme në Shkodër. 5 orë më parë, pra rreth orës 12.00 të mesditës, i riu kishte postuar një video në rrjetet e tij sociale ku tregonte pamje nga Mali i Taraboshit nga ku duket edhe qyteti i Shkodrës.
Pamjet që ka postuar në Instagram i ka shoqëruar me muzikën Sadikbeats-The Battle (Beteja). Mesa duket këtë video kanë parë edhe ata që e kanë qëlluar, duke zbuluar edhe vendndodhjen e tij.
VIDEOJA E PUBLIKUAR:

Pas të shënave, uniformat blu konfirmojnë se atentatori është Alban Bruçi, i cili tanimë është shpallur në kërkim. Por mendohet se shënjestra ka qenë i vëllai i kampionit 27-vjeçar të boksit, Arlind Kajoshi. Ky i fundit është i shpallur gjithashtu në kërkim si një nga 5 personat që dhunoi Vladimir Bruçin për shkak të një sherri që ndodhi për një vendparkimi./ZËRI
Burimi