Berisha: Kam dokumente për politikanë të lartë të lidhur me krimin, do t’i bëj publike!
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për media bëri një paralajmërim: premtoi se do të publikonte disa dokumente që sipas tij faktojnë lidhjet e krimit të organizuar me politikanë të lartë. Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati tha se zotëron dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar të cilat do i bëjë publike për shqiptarët. Sipas tij, tashmë që mund të kthehet në Kuvendin e Shqipërisë, pasi i është hequr masa e sigurisë “arrest shtëpie”, do të ketë mundësi që të bëjë denoncimet e tij.
“Sali Berisha u vu në ‘arrest shtëpie’ për të njëjtat motive, por ja ku jam sot në mënyrë absolute i vendosur si gjithnjë, ti denoncoj me forcën më të madhe. Dhe këtu do të vij me dokumente para jush, edhe në parlament, por edhe këtu do të vij me dokumente para jush. Unë do të vij me dokumente para jush. Edhe në parlament, por në radhë të para këtu, sepse këtu është mundësia, për ti paraqitur. Se aty mund ti paraqesim, por këtu do të ju lexoj dokumente këtu, po. Do shohin keq ata. Ua them unë ju, do shohin keq. Gjithçka disponon Sali Berisha, do të ua paraqesë ju. Po kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar dhe unë do ti paraqes para jush. Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është. Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente. Nuk shkon. ata që menduan se duke më ndryrë mua në arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre. Unë doja të bëja një shqyrtim të përgjithshëm, por dokumente konkrete, sigurisht, do të ketë. Nuk ka dyshim, sepse unë jam zotuar dhe do t’i nxjerr ato,”-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.
Por nuk ka dhënë detaje konkrete lidhur me dosjet që ka në dispozicion dhe mënyrën sesi i ka siguruar ato./ZËRI
Burimi